Qeveria premton përmirësimin e kushteve për biznes

Qeveria e Kosovës ka premtuar kushte më të mira për bizneset dhe klimë më të favorshme për investime.

Gjatë një vizite në kompaninë “Buçaj”, një nga kompanitë më të suksesshme në Kosovë, kryeministri Hashim Thaçi tha se qeveria e tij do të angazhohet për përmirësimin e kushteve për biznes, siç është infrastruktura rrugore, përmirësimi i furnizimit me energji nëpërmes ndërtimit të Termocentralit ”Kosova e Re”, përmirësimi i legjislacionit, etj.

“Qeveria që e udhëheq do të vazhdojë të mbetet partner i ngushtë i komunitetit të biznesit, mbështetës i fuqishëm i angazhimeve të përbashkëta, në mënyrë që vendimet tona të jenë në harmoni të plotë me interesat e komunitetit të biznesit”, tha ai.

Kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu tha se partneriteti ndërmjet komunitetit të biznesit dhe qeverisë gjithmonë jep rezultate.

ECIKS