Në vendkalimin kufitar Kosovë-Maqedoni në Bllacë nisi rikonstruimi i vendkalimit kufitar.
Ky projekt po realizohet me financimin e Bankës Botërore në kuadër të projektit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Evropën Juglindore.
Punimet do të realizohet nga ndërmarrja ndërtimore “Granit”, ndërsa realizimi i plotë i projektit do të bëhet për 14 muaj.
Rikonstruimi do të plotësojë të gjitha kushtet dhe standardet ndërkombëtare, me një infrastrukturë moderne, që do të jetë në shërbim të lëvizjes së lirë dhe qarkullimit të mallrave, në përputhje me nevojat e bizneseve dhe qytetarëve.
Projekti parasheh që të vendosen katër linja për hyrje dhe 3 linja për dalje si dhe ndërtimi i objektit modern për administratën doganore dhe policinë kufitare.
Pika kufitare e Bllacës është vendkalimi më i frekuentuar kufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, si për mallra, ashtu edhe për nga numri i qytetarëve.