Qeveria përkrah CEFTA-n

Prishtinë, 21 dhjetor 2006 – Qeveria e Kosovës përkrah marrëveshjen e tregtisë së lirë në mes të mes të vendeve të Evropës Juglindore, duke u arsyetuar se Kosova është e barabartë në këtë marrëveshje. Bedri Gashi, drejtor i Zyrës për informim në Qeverinë e Kosovës tha se kjo marrëveshje është e mirëseardhur në dy aspekte, atë ekonomik dhe politik.

“Në aspektin politik kjo marrëveshje e vendos Kosovën në pozitë të barabartë me vende të tjera dhe është në funksion të përshpejtimit të integrimeve evropiane, ndërsa në aspektin ekonomik, kjo marrëveshje reflekton në shtrirjen e tregut, nxitjen e konkurrencës, rritjen e cilësisë dhe nxitjen e gjenerimit të vendeve të reja të punës”, tha Gashi. Ndryshe, bizneset janë të frikësuara nga konkurrenca e ashpër që do të vijë nga vendet me prodhimtari më të avancuar.

Express / ECIKS