Qeveria miraton dokumentin e eSEE

Prishtinë, 2 maj 2007 – Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar dokumenti Iniciativa Elektronike e Evropës Juglindore për zhvillimin e shoqërisë së informacionit.

Kjo iniciativë elektronike e Evropës Juglindore (eSEE) është e organizuar nga Pakti i Stabilitetit për EJ-në dhe ka për qëllim përkrahjen e rajonit në zhvillimin e shoqërisë së informacionit.

Ndërkaq, si cak i përgjithshëm i Iniciativës eSEE është integrimi i vendeve të Evropës Juglindore në ekonominë globale duke e përkrahur rajonin në zhvillimin e shoqërisë së informacionit. Pas miratimit nga Qeveria, këtë dokument pritet ta nënshkruajë ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Qemajl Ahmeti, në Konferencën ministrore e cila do të mbahet prej 21 deri më 22 qershor në Sarajevë.

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar, Planin operacional të veprimit për mbrojtjen e pyjeve dhe Dokumentin e politikave mbi Kontrollin e brendshëm të financave publike në Kosovë. Po ashtu është miratuar edhe projektligji për aftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuar.

ECIKS / Telegrafi