Prishtinë, 29 nëntor 2005 – Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh.A, nga viti i ardhshëm pritet të menaxhohet nga kosovarët. Me datën 1 dhjetor 2005 do të shpallet konkursi për pesë pozita udhëheqëse, për drejtor menaxhues të PTK-së, drejtor të GSM Vala 900, menaxher financiar për Postën e Kosovës, menaxher për trajnim dhe zhvillim dhe menaxher të revizionit të brendshëm.
Konkursi për pesë vendet e cekura, do të mbyllet me 20 dhjetor 2005 dhe nën komisioni i cili është formuar në fillim të muajit nëntor 2005 do të përzgjedhë kandidatët më të mirë dhe më 31 mars 2006 do t’ia prezantoj bordit të drejtorëve të PTK-së për aprovim. Fituesit e konkursit sipas një plani të paraparë nga bordi i drejtorëve të PTK Sh.A. do të shërbejnë nën hijen e drejtorëve dhe menaxherëve ndërkombëtar. Sipas planit dhe sugjerimeve të nën-komisionit i cili do vlerësojë punën e secilit kandidat, pritet që ata të marrin udhëheqjen e PTK Sh.A. me datën 1 korrik 2006. Plani i ndërrimit të menaxherëve ka për qëllim që këtë ndryshim ta bëjë në mënyrë sa më të saktë dhe të kontrolluar, proces ky që do të jetë i mbikëqyrur në mënyrë të
ECIKS / RTK