PTK dhe Austrian Airlines nënshkruajnë kontratë

Prishtinë, 15 nëntor 2005 – Është nënshkruar sot kontrata mes Postës së Kosovës dhe kompanisë austriake të fluturimeve, Austrian Airlines. Me këtë mundësohet rrugë më e shkurtë, më e shpejtë dhe më e lirë në transportin ndërkombëtar të dërgesave, thanë zyrtarët e PTK-së.

Me kontratë parashihet transporti i dërgesave me transit të mbyllur përmes Austrisë deri në vendet destinuese, përmes kompanisë e cila është shumë e sigurt dhe e njohur në gjithë botën, u tha me këtë rast. Qefsere Kupina, menaxhere e biznesit në PTK tha se do të përfitojnë si PTK ashtu edhe konsumatorët: “Përveç që do të përfitojmë ne si kompani veçanërisht njësia e biznesit, Posta e Kosovës, do të përfitojë gjithashtu edhe konsumatori jonë përmes së cilës të gjitha dërgesat do të dërgohen shumë shpejt dhe në formë të sigurt në transportin ndërkombëtar”. Christian Welke,l përfaqësues i kompanisë Austrian Airlines, u shpreh i lumtur dhe krenar me kontratë.

Kontrata nuk ka karakter ekskluziv, që do të thotë se kontrata të ngjashme mund të nënshkruhen edhe me kompanitë e tjera. Austrian Airlines shërben në rreth 180 destinime në botë.

ECIKS / RTK