Prishtinë, 6 maj 2004 -Largimi i 200 punëtorëve të hekurudhave nga Këshilli Menaxhues i Hekurudhave të UNMIK-ut është manifestuar sot me protesta të këtyre punëtorëve të cilët thonë se ky vendim është i pabazë dhe i pa kriter. Protestuesit akuzuan Këshllin Menaxhues për njëanshmëri, pasi sipas tyre, ata veprojnë për interesa personale dhe se me këtë rast kanë dëmtuar ekonomikisht mëse 200 familje. Lidhur me këtë problem, drejtori menaxhues i Hekurudhave të UNMIK-ut, Paul Riç tha se vendimi për largimin nga puna të këtyre puntorëve është marrë pas konsultave me AKM, dhe sipas tij lista është përgatitur nga ta. Z.Riç tha se Seleksionimi i puntorëve që duhej të largoheshin nga puna është bërë sipas kritereve të cilat janë vendosur më parë, ku sipas tij është marrë parasysh, puna që ata kanë bërë, bashkpunimi me kolegët si dhe disa kriterer tjera. Riç tha se ky numër i puntorëve në Hekurudha është dashur të reduktohet edhe më parë. “Më mirë është të më pyesni pse kjo nuk ka ndodhur para 5 vjetëve. Rritja e pagave për 50 përqind vitin e kaluar ka ndikuar që problemet të shtohen edhe më shumë. Gjatë këtyre viteve ka pasur punëtorë që skanë pasur çka të punojnë. Ne kemi stacione të trenave por nuk kemi trena. Ka pasur 5 deri 15 puntorë të punësuar, megjithatë skanë pasur çka të bëjnë. Kush mund t’i paguaj këta njërëz kur trenat nuk qarkullojnë”, tha Rich. Z. Riç tha se Qeveria zvicërrane e cila kishte propozuar në vitin 2001 një plan për rifunksionalizimin e hekurudhave, tani ka sjellur një plan të ri, dhe sipas tij ata këmbëngulin që numri maksimal i punëtorëve të jetë 150. Sipas tij, ka kohë që udhëheqësit e hekurudhave të UNMIK-ut iu kanë ofruar puntorëve paga kompenzuese, në rsat se ata pranojnë të largohen nga vendet e tyre të punës megjithatë tha ai vetëm 40 prej tyre kanë pranuar një ofertë të tillë. Vendimi për largimin e këtyre puntorevë sipas z, Riç është i përhershëm. Sidoqoftë protesuesit kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë edhe më tej protestat e tyre ndaj këtij vendimi që sipas tyre është i padrejtë.
ECIKS / Balkanweb