Pritet të fillojnë shpimet e “Envidity”

Hartues ligjesh në fushën ekonomike pritet sërish t’i hyjnë punës për ndryshimin e Ligjit për Miniera dhe Minerare. Kjo pasi në këtë ligj nuk është futur edhe shfrytëzimi i qymyrit për të prodhuar naftën sintetike.

Zyrtarë të Komisionit të pavarur për miniera dhe minerare kanë bërë të ditur se kompania “Envidity”, pas së cilës qëndron ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark, po planifikon të realizojë shpime në thellësi prej më shumë se 200 metrash në tokën me thëngjill, por pa i shkaktuar ndotje ambientit, njofton KTV.

Zyrtarë të Komisionit të pavarur për miniera e minerare kanë bërë të ditur se kompania në fjalë i ka marrë të gjithë informacionet lidhur me procedurat që duhet ndjekur për të realizuar investimin që kap vlerën e 1 miliard eurove.

/Telegrafi/