Prezantohet para përfaqësuesve të komunave plani hapësinor

Prishtinë, 07 maj 2004 – Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor ka prezantuar para përfaqësuesve të të gjitha komunave të Kosovës, planin hapësinor. Gjithashtu është prezantuar rregullorja ligjore- plani i trajnimit. Ministri Et’hem Çeku, i cili e hapi takimin punues, tha se rregullorja 2000/45 i’a ka deleguar përgjegjësinë e planifikimit urban pushtetit lokal. Sipas ministrit Çeku kjo do të ndihmojë komunat në bartjen e më shumë kompetencave. “Habitati” ka prezantuar në këtë takim trajnimin e planerëve komunal. Ndërkohë, Instituti për planifikim hapësinor ka prezantuar procesin e hartimit të këtij plani për gjithë Kosovën. Në takim u tha se të gjitha ministritë janë të përfshira për të punuar në planin hapësinor, në fushat përkatëse për të cilat janë kompetente.

ECIKS / Balkanweb