Pesë kompani ndërkombëtare kanë dorëzuar dokumentacionin për parakualifikim për privatizimin e shumicës së aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Ministria e Ekonomisë dhe Financave njoftoi se AlbTelecom Sh.A nga Shqipëria, me shumicën e aksioneve pronë e kompanive Calik Group dhe Turk Telekom, është njëri nga kompanitë konkurrente.
Hrvatski Telekom d.d. (HT), Kroaci, me shumicën e aksioneve në pronësi të Deutsche Telekom, është një konkurrent tjetër.
Në tenderin për blerjen e aksioneve të PTK-së është edhe Orascom Telecom Holding S.A.E. nga Egjipti.
Telekom Austria AG, është gjithashtu konkurrente në këtë tender.
Konkurrenti i pestë është kompania Sabafon nga Jemeni.
Qëllimi i para-kualifikimit është zgjedhja e investitorëve që kanë kapacitetin e kërkuar ligjor, financiar dhe teknik për participim në tenderin dhe procedurat konkurruese të privatizimit të PTK-së.
ECIKS