Tiranë, 5 shkrut 2007 – Qeveria shqiptare ka përcaktuar në mbledhjen e saj të fundit, formulën për privatizimin e shoqërisë së naftës ARMO.
ARMO është autorizuar që të bëjë ndarjen e aseteve fikse dhe të llogarive financiare, që lidhen me veprimtarinë e pikave të tregtimit me pakicë të karburanteve në vend, mbi bilancin e datës 31.12.2003.
Privatizimi i pikave të tregtimit me pakicë të karburanteve të bëhet në përputhje me procedurat e privatizimit të ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare shtetërore, të vogla dhe të mesme, të përcaktuara në vendimet e mëparshme. Sipas vendimeve të qeverisë shqiptare ato do t’i nënshtrohen privatizimit ose transformimit të tyre në shoqëri tregtare. Shoqëria ARMO ruan të gjitha të drejtat mbi asetet, që i përgjigjen veprimtarisë së pikave të tregtimit me pakicë të karburanteve, deri në çastin e privatizimit të tyre. Ministria e Ekonomisë së Shqipërisë parashikon që të privatizojë këtë shoqëri strategjike gjatë këtij viti.
ECIKS / Gazeta Express