Për abuzime në BPB shtatë veta në arrest

Prishtinë, 31 maj 2007 – 7 veta janë arrestuar mëngjesin e sotëm në një operacion policor me akuzën për keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi, lidhje të kontratave të dëmshme dhe krim të organizuar në Bankën Private të Biznesit.

Lidhur me rastin, policia ka kryer një operacion bastisjeje në pesë lokacione, katër nga të cilat në Prishtinë dhe një në Gjakovë.

Thuhet se operacioni ende është në vazhdim, kurse këto vepra penale dyshohej se ishin kryer nga disa ish-anëtarë të bordit të drejtorëve dhe klientë të tjerë të kësaj banke, ndërsa keqpërdorimet që janë bërë në këtë bankë, tejkalojnë shumën 10 milionë eurove.

Për katër nga shtatë të arrestuarit janë bërë publik emrat e tyre e ata janë: Nazmi Mustafa, Nail Reshidi, Ismet Brajshori, Skënder Blakçori, kurse emrat e 3 të tjerëve ende nuk janë bërë të njohur.

ECIKS / Telegrafi.com