Kosovarët pa pasaporta ne Shqipëri

Prishtinë, 1 qershor 2007 – Duke filluar prej 1 majit e deri më 30 shtator, të gjithë kosovarët që ia mësynë Shqipërisë, nuk do të jenë të detyruar që me vete të kenë pasaportë.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Shqipërisë në Kosovë, përmes një njoftim zyrtar për opinion e Kosovës. Kjo urdhëresë vlen për të gjitha pikat kufitare mes të dyjave vendeve.

Kosovarët, për të hyrë në Shqipëri, gjatë kësaj periudhe, 1 maj – 30 shtator, duhet të kenë vetëm letërnjoftim, ata të moshës madhore, kurse të miturit një certifikatë lindjeje.

Në rast se të miturit udhëtojnë vetëm, duhet të kenë me vete certifikatë lindjeje, kopje të letërnjoftimit të prindërve, të vërtetuar, autorizim i vërtetuar nga prindi apo kujdestari legal, me anë të së cilit i lejohet udhëtimi drejt Shqipërisë.

Në rast udhëtimi të fëmijëve, nën 18 vjeç, në mënyrë të organizuar nga agjenci turistike apo shkolla, atëherë mjafton certifikata e lindjes dhe lista e vërtetuar nga autoriteti mbikëqyrës që organizon vizitën turistike.

ECIKS / Telegrafi.com