OSBE dhe KQZ publikojnë rezultatet preliminare të zgjedhjeve

Prishtinë, 25 tetor 2004 – Zyrtarë të OSBE-së dhe të KQZ-së, në një konferencë për media të hënën në Prishtinë, kanë bërë të ditur rezultatet preliminare të pjesshme të zgjedhjeve parlamentare të 23 tetorit, sipas të cilave LDK ka marrë 45.30 për qind, PDK 28.65, AAK 8.28, ORA 6.26, PSHDK 1.81, KDTP 1.38, PD 1.00 për qind, ndërsa të gjitha partitë tjera kanë marrë gjithsej 7.32 për qind të votave.

Sipas shefit të OSBE-së, Paskal Fieski, në këto rezultate nuk kanë hyrë votat me kusht, votimi me postë dhe votimi në Serbi dhe në Mal të Zi. Këto rezultate janë nxjerrë nga votat e 663.352 votuesve, ose 51,11 për qind.

Fieski tha se rezultatet përfundimtare do të shpallen për disa ditë, duke mos dhënë datën e saktë.

ECIKS