Nis ndërtimi i autostradës Vërmicë-Merdarë

Autostrada Vërmicë-Merdar që lidh Kosovën në jug me Shqipërinë dhe në veri me Serbinë ka filluar të ndërtohet, me një ceremoni simbolike të fillimit të punimeve, që u mbajt në fshatin kufitar Vërmicë, prej ku nisën punimet.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë, kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, Hashim Thaçi dhe Sali Berisha, presidenti Fatmir Sejdiu, ambasadorë të vendeve të jashtme si dhe shumë personalitete të larta vendore dhe ndërkombëtare.

Punëkryes i këtij projekti është konsorciumi amerikan-turk, “Bechtel-Enka”, ndërsa vlera e kontratës është 700 milionë euro.

Ndërtimi i pjesës kosovare të autostradës u vlerësua si projekti më i madh i Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë, pasi që e lidh Kosovën në jug me autostradën Durrës-Vërmicë dhe Detin Adriatik.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha së nisja e rrugës së kombit nuk do të ndodhte pa lirinë e Kosovës dhe ky është një sinjal për realizimin e projekteve edhe më të mëdha.

Nga ana tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha së fillimi i ndërtimit të kësaj rruge dëshmon së çfarë mund të bëjnë shqiptarët në liri.

Autostrada do të ndërtohet segment për segment. Për fillim do të ndërtohen vetëm dy segmentet e para, që përfshijnë pjesën deri në Qafë të Duhlës. Pjesa tjetër e trasesë do të presë derisa të përgatitet projekti përfundimtar. Financimi i segmenteve të para do të bëhet nga buxheti i Kosovës dhe nuk guxon ta kalojë shumën 120 milionë euro.

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.