Nënshkruhet kontrata për privatizimin e Distribucionit të KEK-ut

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj dhe përfaqësues të konzorciumit Çalik & Limak kanë nënshkruar kontratën për privatizimin e Distribucionit dhe Furnizimit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Ministri Besim Beqaj nënshkrimin e kontratës për privatizimin e Distribucionit dhe Furnizimit të Korporatës Energjetike të Kosovës e vlerësoi moment të rëndësishëm për të ardhmen energjetike të vendit: “Ky është moment i rëndësishëm për të ardhmen energjetike dhe ekonomike të Kosovës”

Sipas ministrit Beqaj, konsorciumi ka thënë se do të investojë në rrjet rreth 300 milionë euro, ndërsa distribucioni është shitur për 26.3 milionë euro.

/Telegrafi/