Tiranë, 27 shkurt 2004 – Projektligji “Për prodhimin, përpunimin, çertifikimin dhe tregtimin e produkteve “BIO”, pasi u shqyrtua ne Komisionin e Bujqësisë dhe te Ushqimit po diskutohet sot ne Parlament. Në Komisionin e Bujqësisë, ky Projektligj, u shqyrtua ne prani te specialisteve te ministrisës së Bujqësisë dhe Ushqimit, përfaqësuesve te Shoqatës së Bujqësisë Organike dhe USAID-it, të cilët gjate diskutimit ne parim, paraqiten mendime te ndryshme ne lidhje me kohen dhe afatet e aplikimit te ketij drafti ne vend. Ndërkohë në relacionin e Komisionit te Bujqësisë dhe Ushqimit thuhet se, “Projektligji i paraqitur, (ku përcaktohen parimet baze të prodhimit organik, metodat e çertifikimit e te inspekstimit), është hartuar konform kërkesave te harmonizuara ne rregulloren e BE-së, si dhe standarteve vendase dhe te huaja.” Nderkohe shoqatat ambientaliste, kanë kërkuar që ky projektligj të ndalojë futjen e OMGJ-ve në vend, të paktën për 5-vjet.
ECIKS / Balkanweb