Ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” fillon sivjet

Qeveria e Kosovës e prezantoi projektin për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” vitin e kaluar. Ky investim pritet ta përmbush kërkesën për energji elektrike në Kosove, tha Ministrja e Energjisë dhe Minierave, pasi ndërtimin i tij u vonua për shkak të vështirësive me projekt. Me të filluar ndërtimi vitin e ardhshëm, koha e mbarimit pritet të jetë 3 deri në 5 vite. Ministrja gjithashtu pret që ndërtimi i hidrocentralit “Zhuri” të filloj në vitin 2011 gjithashtu. Ajo pret që ky projekt të përfundohet më shpejt dhe tha që “tre konzorciume e kanë shprehur interesin e tyre deri tani dhe pres që ky HC të finalizohet”.

Ministrja gjithashtu foli për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e arsyetuar atë si masë për të tërhequr kapital shtesë në mënyrë që të bëhen më shumë investime. Drejtori Ekzekutiv i KEK-ut gjithashtu u pajtua duke thënë që, “Nuk është dëshira e KEK-ut të kërkoj rritje në çmim, por çdo biznes kërkon kosto shtesë për shërbime”. Zyra për Rregullimin e Energjisë do të vendosë nëse rritjet e reja në çmim miratohen apo jo.

Stabiliteti i energjisë elektrike në Kosovë shihet si masë e rëndësishme infrastrukturale që është e nevojshme për përmirësimin e klimës biznesore.

ECIKS