Prishtinë, 19 qershor 2004 – Kuvendi i Kosovës miratoi dje raportin e bilancit përfundimtar të buxhetit të Kosovës për vitin 2003, të cilin e paraqiti Ministri i Ekonomisë e Finacave, Ali Sadriu.
Në seancën e djeshme, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe propozim-vendimin e qeverisë për 4 anëtarë të komisionit rregullativ të prokurimit publik. Miratimi u bë pas votimit një nga një të emrave të kandidatëve, gjë që shkaktoi reagime të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët e braktisën seancën.
ECIKS / Balkanweb