Me 27 nëntor përurohet segmenti i dytë i "rrugës së kombit"

Ka përfunduar asfaltimi i segmentit të dytë të autostradës së kombit “Ibrahim Rugova”. Kjo pjesë përurohet me rastin e shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Pjesa prej 61 kilometrash e autostradës në pjesën e Kosovës, nga Vërmica në Gjurgjicë të Malishevës, prej datës 27 do të lëshohet në qarkullim.

Qeveria e Kosovës ishte zotuar se ky segment do të përfundonte dhe do të lëshohej në qarkullim para festës së pavarësisë së Shqipërisë.

“Ka qenë objektiv i përbashkët i qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Infrastrukturës dhe kompanisë punëkryrëse, Bechtel & Enka, që më 27 nëntor të bëjmë përurimin e segmentit të ri, përkatësisht të përmbushim 60,4 kilometrat e rrugës së kombit në ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit. Jemi të gjithë të kënaqur që këtë objektiv e kemi arritur, në saje të një pune të përbashkët”, theksoi ai.

/Koha/