Mbyllet panairi ndërkombëtar EKSPO-KOS 2007

Prishtine, 28 prill 2007 – Në Prishtinë gjatë vikendit është mbyllur panairi i VI-të ndërkombëtar “Ekspo-Kos 2007”, i organizuar nga CEO-KOS, në të cilin morën pjesë mbi 80 ekspozues të materialt ndërtimor, të energjetikës dhe të teknikës shtëpiake nga 10 vende të rajonit, të Evropës Perëndimore dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përfaqësues qeveritarë dhe ata të Odës Ekonomike të Kosovës, në mbyllje të këtij panairi, theksuan se u nëshkruan qindra kontrata shit-blerjeje, që avancojnë raportet ekonomike të Kosovës me vendet e rajonit dhe më gjerë.

ECIKS / Rtklive