Marrëveshje për telekomunikacion Kosovë – Mali i Zi

Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit i Kosovë (ART) dhe Agjencia për Komunikime Elektronike dhe Postare (EKIP) nga Mali i Zi, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në fushën e komunikimeve elektronike, i cili ka për qëllim shkëmbimin e informatave, rregullimin e radio-spektrit dhe koordinimin mes rregullatorëve të regjionit.

Ky memorandum mirëkuptimi u nënshkrua nga Ekrem Hoxha, kryetar i Bordit të ART-së, si dhe Zoran Sekuliq, drejtor ekzekutiv i EKIP-së.

Hoxha tha se marrëveshja mundëson që ekipet e specializuara të rregullatorëve të minimizojnë dhe rregullojnë çështjet e interferencave ndërkufitare në kanalet e frekuencave.

“Qëllimi i Marrëveshjes është shkëmbimi i informacioneve me interes për dy rregullatorët në fushën e sektorit të telekomunikacionit, shkëmbimin e ekspertizës dhe rregullimit të radio-spektrit kufitar në mes të dy shteteve”, tha Hoxha.

Nga ana tjetër, Zoran Sekulic, drejtor ekzekutiv i EKIP-së, theksoi se Mali i Zi dhe Kosova edhe në të kaluarën kanë pasur bashkëpunim të mirë.

ECIKS