Përfaqësuesit e aviokompanisë më të madhe evropiane, “Lufthansa” janë takuar me menaxhmentin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, për të diskutuar mundësinë e fillimit të fluturimeve nga Gjermania për në Kosovë.
Kompania gjermane “Lufthansa” po shqyrton mundësinë e fillimit të fluturimeve nga disa qytete të Gjermanisë për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm.
“Interesimi i kësaj aviokompanie dëshmon për kapacitetet gjithnjë në rritje të aeroportit tonë”, tha drejtori menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa.
Sipas tij, nëse kjo kompani fillon fluturimet në vitin e ardhshëm, atëherë do të rritet edhe më shumë konkurrenca dhe do të ndikojë në uljen e çmimit të biletave për fluturimet ndërkombëtare.
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës fluturojnë kompani të njohura botërore si “British Airways”, “Austrian Airlines”, “Swiss”, “EasyJet”, “Airberlin”, etj.
Aeroporti i Prishtinës është i vetmi në Kosovë me mbi 1 milionë pasagjerë në vit.
ECIKS