Licencohen katër zyra për këmbime parash

Prishtinë, 3 maj 2006 – Qendra financiare dhe Autoriteti Bankar dhe i Pagesave ka dhënë vetëm katër licenca për regjistrim të zyrave për këmbim të jashtëm nga gjithsej 15 aplikacione të pranuara deri tash.

BPK-ja ka përgjegjësinë e vetë për regjistrimin e zyrave për këmbim të jashtëm në Kosovë. Licencimi i një numri kaq të vogël tregon vendosmërinë e qendrës financiare dhe të BPK-së për luftimin e dukurisë së shpëlarjeve të parave në Kosovë nga tendencat e disa grupeve të tilla tha zëdhënësi i UNMIK-ut, Gjorgji Kakuk. Sipas tij BPK-ja ka njoftuar për disa individë që janë përfshirë në veprimtarinë e këmbimeve të parave që po shpërlahen në Kosovë. “Përqendrimi në këtë operacion ka qenë që të luftohen aktivitetet që ju mundësojnë grupeve kriminele që ti shpërlajnë parat e tyre në Kosovë. Ka disa individ të cilët janë përfshirë në veprimtarinë e këmbimeve të parave që po shpërlahen në tregun e zi”.

BPK-ja bën me dije se këta persona do të përgjigjen për veprimet e tyre. BPK-ja tërheq vërejtjen atyre personave që vazhdojnë me këmbimin e parave jashtë ligjit se do ti nënshtrohen arrestimeve dhe ndjekjeve penale pavarësisht edhe nëse ata kanë dorëzuar aplikacion për të marrë licencë e në qoftë se nuk kanë marrë ende, tha Kakuk.

ECIKS / RTK