Kuvendi ratifikoi kredinë per rrjetin e tensionit te larte

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen për kredi dhe financim ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Qeverisë së Gjermanisë. Marrëveshja parasheh që Kosova të përfitojë 16.5 milionë grante dhe 17 milionë kredi të favorshme, për realizimin e rrjetit energjetik me Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Të gjitha grupet parlamentare duke përfshirë edhe opozitën i kanë dhënë mbështetje ratifikimit të marrëveshjes.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, tha se ky financim ka për qëllim ndërtimin e lidhjes prej 400 kilovoltësh Prishtinë-Tiranë.

“Donacionet të cilat KfW i ka ofruar si grante janë pa kthim dhe i bie që të kemi 16 milionë euro falas”, tha ai.

Shala tha se punimet në rrjetin energjetik janë duke u zhvilluar paralel në pjesën e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Ky projekt pritet të përmirësojë furnizimin me rrymë në këto tri shtete dhe pritet të lehtësojë shkëmbimet energjetike në rajon.

ECIKS