Konflikti tregtar mes Kosovës dhe Serbisë ka sjellë përfitime për ekonominë shqiptare. Embargoja e Kosovës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake rriti prezencën e produkteve shqiptare, të cilat në muajin gusht, krahasuar me një muaj më parë pësuan rritje me rreth 46 %.
Pas bllokimit të kalimit të mallrave në pikat kufitare me Serbinë, dogana e Morinit dhe mallrat shqiptare janë kthyer në qendër të vëmendjes duke shtuar kështu volumin e mallrave që kalojnë në Kosovë, njoftojnë mediat e Tiranës.
/Telegrafi /