Kosova zgjedh guvernatorin e bankës qendrore

Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur Gani Gërgurin si kryesuesin e ri të bankës qendrore të premten. Në pritje të aprovimit presidencial, si dhe nën rolin e tanishëm të guvernatorit të përkohshëm, Gërguri do të vihet në krye përfundimisht deri në mars 2013 kur skadon mandati i guvernatorit të kaluar Hasjim Rexhepi.

Kosova e ka adoptuar euron si monedhë dhe banka qendrore i monitoron tetë banka komerciale, fonde të pensioneve, kompani të sigurimeve si dhe të mikrofinancave.

I lindur më 1960, Gërguri ka mbajtur pozita të ndryshme në Bankën Qendrore që nga viti 2000. I edukuar në Kosovë dhe jashtë saj, Gërguri ka përvojë në ekonominë financiare, makroekonomi, sisteme të pagesave dhe menaxhim të korporatave. Gërguri, i cili gjithashtu ka qenë ish-zëvendës-guvernator, do ta ketë mundësinë për një mandat të ri pesëvjeçar në 2013.

Deri tani, guvernatori i bankës qendrore ka qenë gjithashtu përfaqësuesi i Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar, por nuk dihet ende nëse Kryemistri Hashim Thaçi do ta zgjedh Gërgurin në këtë detyrë.

ECIKS / Reuters