Kosova treg i përshtatshëm për bizneset kroate e sllovene

Kosova është treg i përshtatshëm për bizneset nga Kroacia dhe Sllovenia. këto komete u bënë të hënën gjatë një vizite të një grupi të biznesmenëve nga këto dy shtete në Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB).

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se rritja e investimeve dhe bashkëpunimi ekonomik janë të rëndësishme për këto shtete.

Sipas tij, bizneset sllovene dhe kroate kanë shpreh interesimin që të vijnë në Kosovë për investime në sektorin e ndërtimtarisë si një fushë interesante për investime të huaja. Kjo ka bërë që kompanitë si Trimo të vijnë në Kosovë për të hulumtuar tregun, bashkë investitorë dhe mundësi të reja për investime.

Ndërkaq, drejtori i kompanisë ndërtimore globale, “Trimo Grup”, Tomislav Mesariç, tha se janë tejet të interesuar që të shohin për së afërmi mundësitë për investime në Kosovës pas Forumit të Parë Ekonomik Ndërkombëtarë të mbajtur në prill të këtij viti ku ishte e pranishme edhe Kosova.

Ai tregoi se kompania “Trimo Grup” prodhon konstruksione të materialeve të ndryshme për objekte, të cilat plasohen në shumë vende të botës dhe se njëri nga synimet e tyre është edhe hyrja në tregun kosovar.

Iliriana Shehu, drejtoreshë e Odës Ekonomike të Kroacisë, tha se interesimi i kompanive kroate për të investuar në Kosovë është duke u shtuar në vazhdimësi , gjë që sipas saj dëshmon se Kosova po bëhet treg gjithnjë e më atraktiv.

/Telegrafi/