Kosova sërish përballet me mungesë të energjisë

Prishtinë, 22 nëntor 2005 – Korporata Energjetike e Kosovës njofton se mbrëmë pas mesnatës ka qenë e detyruar të nxjerrë nga puna bllokun B1 të termocentralit “Kosova B”, për shkak të rrjedhjeve të mëdha në brendësinë e kalasë. Në bazë të parashikimeve kjo njësi pritet të mbetet jashtë pune së paku 36 orë.

Për ta zbutur këtë gjendje të krijuar, KEK-u ka filluar të importojë energji emergjente: 100 MW për orë nga NEK-u i Bullgarisë nga ora 00:00; 20 MW për orë nga Rumania përmes kompanisë tregtare EGL nga ora 08:00 dhe duke filluar nga ora 16:00 do të fillojë importimi shtesë prej 150 MW për orë nga kompania EPS e Serbisë. KEK-u do të vazhdojë furnizimin e pandërprerë për institucionet e rëndësishme të vendit, ndërsa për konsumatorët tjerë, orari i reduktimeve do të jetë 4:2 dhe gjatë pikut do të zbresë në 3:3, ka njoftuar Zyra ekzekutive për marrëdhënie me publikun, pranë KEK-ut.

RTK / ECIKS