Kosova përfiton 318 milionë euro grante

Gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Finacave, Ahmet Shala kanë marrë mbështetjen e Bankës Botërore dhe FMN-së, për t’i dhënë Kosovës një donacion në vlerë prej 318 milionë euro.

Ky donacion është një projekt i përbashkët i Komisionit Evropian, Bankës Botërore dhe FMN-së.

Gjatë takimit me kryeministrin Thaçi, zëvendëspresidenti i Bankës Botërore, Philipe Le Houero dhe menaxheri i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn, kanë mbështetur projektet e fundit zhvillimore në Kosovë, siç janë projekti i autostradës dhe projektet e privatizimit të ndërmarrjeve publike.

Gjatë qëndrimit në SHBA, ministri kosovar i Financave, Ahmet Shala u takua me zëvendëspresidenten e “Milenium Challenge Corporation, MCC” Sheila Herrling, ku u bisedua për mënyrat e përfshirjes së Kosovës në programet e ndihmave që ky institucion i ofron.

Vitin e kaluar Kosova është bërë anëtare me të drejta të plota në Bankën Botërore dhe në FMN që i ka hap rrugën mbështetjes financiare ndërkombëtare për Kosovën, si në aspektin e investimeve, kredive, por edhe donacioneve.

ECIKS