Kosova ka shkallë të lartë të emetimit të CO2

Prishtinë, 24 shkurt 2007 – Ekspertët kosovarë të mjedisit kanë thënë sot në një takim me temë “Kosova dhe standardet mjedisore për integrim evropian” se vendi ynë ka shkallën më të lartë të emetimit të dyoksidit të karbonit (CO2), njofton agjencia e lajmeve Telegrafi.com.

Sipas ekspertëve, fajtor kryesor për ndotjen e ambientit në Kosovë, është prodhimi i energjisë elektrike përmes linjitit i cili ndikon që termocentralet të dalin si ndotësit enormë të mjedisit.

Përveç dyoksidit të karbonit, ndotjes së madhe të ambientit, sipas ekspertëve, i kontribuon edhe ndikimi i gazrave të makinave në Kosovë.

ECIKS