Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për vulat doganore

2 Shtator 2011- Nga bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë është konfirmuar fakti se është arritur marrëveshja për vulat doganore.

Sipas kësaj marrëveshje thuhet se në vulat doganore të Kosovës do te mbetet teksti “Dogana e Kosovës”.

Ne një deklaratë te EU-se thuhet: „Si rezultat i kësaj marreveshjeje pritet heqja e masës së reciprocitetit dhe se ky është një hap i rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve në rajon dhe sigurimin e lëvizjes së lire të mallrave“.