Konferencë e investitorëve për miniera

Prishtinë, 27 qershor – “Kosova ka potencial të mjaftueshëm për investime të huaja në sektorin e minierave”. Kështu u tha sot, në Konferencën ndërkombëtare të investitorëve për miniera, organizuar nga Ministria e Energjetikës.

Para 30 përfaqësuesve të kompanive ndërkombëtare, Presidenti i vendit Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Agim Ceku thanë se është momenti i duhur për investime në këtë sektor. Ata ju premtuan investitorëve se Kosova ka potencial dhe infrastrukturë të duhur ligjore për të siguruar kapitalin e tyre.

ECIKS / RTK

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.