Kompletohet Bordi i API

Prishtinë, 9 dhjetor 2005 – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë aktivitete të rëndësishme në promovimin e investimeve të huaja në Kosovë. Qeveria ka ndarë 150 mijë euro për Agjencinë për Promovimin e Investimeve të huaja (API) për vitin 2006 fond ky që do të përdoret për krijimin e bazës për investime të huaja në Kosovë. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli me këtë rast tha se ministria ka bërë aktivitete të ndryshme për këtë sektor.

“Kjo agjenci do të filloj të punoj me tërë kapacitetin e vet”.

Prej pas luftës e deri më sot në Kosovë rreth 57 milionë euro janë investuar nga donatorët ndërkombëtar. Kjo shumë mund të rritet edhe më shumë me fillimin e punës së tri ndërmarrjeve të privatizuara në Kosovë siç janë: Llamkos, Ballkan dhe Ferronikeli. Kështu u tha sot në mbledhjen e bordit këshillëdhënës për Agjencinë për Investime.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj tha se Komuniteti i Biznesit është i kënaqur me aktivitet e ministrisë prandaj edhe ata do të luajnë rol pro aktiv bordit të Agjencionit që të tërheqin investime.

“Për momentin investimet e huaja më shumë kanë problem me ambient”.

Rreth 57 milion euro janë investuar nga jashtë në Kosovë. Pas procesit të privatizimit këto investime do të rritën. Edhe fillimi i punës së ndërmarrjeve të privatizuara në Kosovë siç janë: Llamkos, Ballkan dhe Ferronikeli ka bërë që tregu kosovar të ketë një zhvillim të dukshëm. Agjencia për investime është themeluar në qershor të këtij viti.

Në muajin nëntor të këtij viti Agjencia për Promovim të Investimeve dhe Nisma Ekonomike për Kosovën (ECIKS) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.

ECIKS / RTK