Kompanitë serbe të gatshme të kthehen në tregun e Kosovës

6 shtator 2011 – Kompanitë serbe janë të gatshme që të kthehen në tregun e Kosovës, vlerësojnë në Zyrën rajonale për Bashkëpunim me Odën Ekonomike të Serbisë. Sipas nje keshilltari te kesaj zyreje, embargoja pritet të pezullohet gjatë 7 deri 10 ditëve të ardhshme.

Vlerësohet se tregu i Kosovës është qenësor për ekonominë serbe sepse në këtë treg në vit dërgohen mallra me vlerë mbi 450 milionë dollarë, ndërsa furnizimet kapin shumën rreth 4 milionë.

Sipas vlerësimeve të Odës Ekonomike të Serbisë humbjet e ekonomisë së Serbisë për shkak të embargos për periudhën nga 20 korriku deri më 31 gusht janë rreth 45 milionë dollarë, por nëse bllokada do të vazhdonte, do të ishin rreth 250 milionë dollarë.

/Koha/