Kompania kosovare EXPIK merr pjesë në Panairin CeBIT 2010

Kompania kosovare e teknologjisë informative EXPIK do të marrë pjesë në Panairin CeBIT 2010, i cili tradicionalisht mbahet në Hanover të Gjermanisë.

Drejtuesit e kompanisë thanë se ky është një sukses i tyre dhe një pasqyrë e mirë e vlerësimit të të arriturave nga teknologjia informative.

Kjo është hera e parë që EXPIK paraqitet në këtë ngjarje të madhe botërore.

EXPIK do të prezantojë në këtë panair aplikacione të teknologjisë informative siç janë: zgjidhje inteligjente për biznes, menaxhimi i ndërmarrjeve dhe financave, arkiva digjitale, menaxhimi i resurseve njerëzore, trajnime profesionale etj.

Produktet e EXPIK do të prezantohen në CeBIT në Hall 2, Stand B 26.

ECIKS