Kompania Albi ofron 100 brende globale

Në Prishtinë është inauguruar qendra e re tregtare “Albi Mall” në të cilën mund të gjenden më tepër se 100 brende botërore.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala tha se Qeveria e Kosovës është shumë e interesuar të ndihmojë bizneset në shtrirjen edhe më të mirë të aktiviteteve të tyre.

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa tha se shtrirja e bizneseve po ndikon në masë të madhe në uljen e papunësisë.

Drejtori për zhvillim në Albi Group, Betim Humolli ka njoftuar se kjo qendër ka 33 mijë metra katrorë, 550 vende parkimi dhe 3000 metra katrorë shitjeje. Me hapjen e kësaj qendre, numri i të punësuarve në këtë ndërmarrje private tejkalon shifrën prej një mijë punëtorë.

ECIKS