Interesim për projektet e MEM-it

Prishtinë, 28 shtator 2006 – Komiteti drejtues i projektit mbi asistencën teknike të projektit të energjisë së linjitit, i drejtuar nga Ministria për Energji dhe Miniera (MEM), njoftoi se ka mjaft të interesuar për projektet e kësaj ministrie në fushën e energjetikës.

“Gjithsej ne kemi pranuar 20 shprehje të interesit që përfaqësojnë ndërmarrje nga mbi 15 shtete; 13 për pozitën e konsultantit si këshilltar i transaksioneve; 7 për pozitën e konsultantit si këshilltar ligjor. Të dy shërbimet do të jenë të angazhuara ndaras dhe do të ofrojnë shërbime konsultative Komitetit Drejtues të Projektit (KDP). Themelimi i dy komiteteve vlerësuese të ndara për zgjedhjen e pozitave të këshilltarit të transaksioneve dhe këshilltarit ligjor do të formohen pas pak.” tha ministri i Energjetikës dhe Minierave Ethem Çeku, pas takimit të katërt.

Ky takim sipas Çekut ka rezultuar në dy çështje të rëndësishme: E para sipas tij, është shqyrtimi i draftit të operacioneve manuale, i cili është hartuar së bashku nga Banka Botërore dhe MEM-i dhe i cili siguron për organizatorët kryesorë të projektit për zhvillimin e energjisë procedurat dhe rregullat për implementimin e tij; E dyta, identifikimi i atyre palëve të interesuara të cilat dëshirojnë të konsiderohen si këshilltarë kryesorë për pozitat siç edhe kërkohet në këtë projekt.

Ministria për Energji dhe Miniera do të organizojë një konferencë ndërkombëtare për investitorë t, nga 10 deri më 11 tetor, mbi projektin e zhvillimit të energjisë, zyrtarisht i njohur si zhvillimi i minierës së linjitit i ndërlidhur me kapacitetet e reja të energjisë elektrike dhe transmetimit si dhe rehabilitimi i prodhuesve aktualë.

Gazeta Express