Reformohet FMN

Singapor, 28 shtator 2006 – Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do t’i nënshtrohet reformimit 60, vjet pas krijimit të tij në Bretton Woods.

Në mbledhjen e përvitshme të zhvilluar pak ditë më parë në Singapor, përfaqësuesit e më shumë se 100 shteteve anëtare votuan për rritjen e kuotës së anëtarësimit për Kinën, Turqinë, Korenë e Jugut dhe Meksikën. Kuota përcakton të drejtën e vendit për të votuar në FMN dhe për rrjedhim dhe shkallën e influencës në vendimmarrje.

Të drejtën kryesore në FMN e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej 22 për qind.

Drejtuesit e lartë të FMN-së e kanë cilësuar këtë si hapin e parë të reformave në institucion, duke krijuar premisat për reformim më të thellë.

Pesha e votës në vendimet që merr fondi ka qenë gjithmonë pjesë debatesh mes vendeve anëtare.

Rritja e kuotave konsiston edhe në rritjen e kontributeve të shteteve anëtare për fondin.