Infrastruktura rrugore është përmirësuar dukshëm

Gjatë katër vjetëve të fundit, infrastruktura rrugore në Kosovë është përmirësuar dukshëm. Krahas rrugëve rajonale dhe magjistrale, janë ndërtuar edhe shumë rrugë lokale, e njëkohësisht është duke u ndërtuar edhe autostrada që lidh Kosovën me Shqipërinë.

Sipas Ministrit të Infrastrukturës, Fehmi Mujota, ndërtimi i shumë rrugëve lokale përveq atyre rajonale e magjistrale, ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë, por edhe turizmit: “Sot kemi afërsisht 2000 kilometra rrugë rajonale dhe magjistrale, por ka edhe shumë kilometra tjerë të rrugëve lokale. Kur kësaj i shtojmë tani edhe fillimin dhe vazhdimin e autostradës dhe plani për autostradën drejt Shkupit, atëherë mund të themi se për katër vjet Kosova ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë”.

Këtë vit, Ministria e Infrastrukturës ka një buxhet prej rreth 280 milionë eurosh, prej të cilave 240 milionë do të investohen në autostradën “Ibrahim Rugova”, kurse pjesa tjetër në vazhdimin e disa projekteve, por edhe në projekte të reja.

/Telegrafi/