I merret licenca Bankës Kreditore të Prishtinës

Prishtinë, 13 mars, 2006 – Si rezultat i inspektimit të vazhdueshëm, është vlerësuar se Banka Kreditore e Prishtinës (BKP) nuk i plotëson më kushtet e domosdoshme sa i përket kapitalit dhe likuiditetit për të mbrojtur klientët. Duke marrë parasysh mos përmbushjen e kërkesave të Autoritetit Bankar dhe të Pagesave të Kosovës (BPK) nga ana e aksionarëve të Bankës Kreditore te Prishtinës për të rritur kapitalin e bankës, BPK-ja erdhi në përfundim se kjo bankë i rrezikon paratë e klientëve.

Nuk është vetëm kaq, inspektimi i ndërmarrë nga BPK-ja vërteton se disa anëtar të Bordit të bankës si dhe disa aksionar kanë kontribuar fuqimisht në keqësimin e gjendjes financiare duke u angazhuar në operacione huazimesh me rrezik të lartë. Si rezultat i gjithë kësaj, me qëllim të mbrojtjes së klientëve te Bankës Kreditore të Prishtinës dhe sipas rregullores në fuqi, BPK-ja vendosi për ndërprerjen e licencës së Bankës Kreditore te Prishtinës. Ajo urdhëron Bankën Kreditore te Prishtinës t’i ndërpres të gjitha aktivitetet e saj prej datës 13 mars 2006 në orën 06:00 të mëngjesit dhe të mbyllë të gjitha përfaqësitë dhe zyrat e saj. Banka duhet edhe të pushojë nga detyra anëtarët e Bordi Drejtues dhe Menaxhmentin e bankës, të emërtojë një Mbrojtës te Klientëve (Likuidator) për të drejtuar bankën dhe për të mbrojtur interesat e klientëve.

BPK-ja është e vendosur të ja përcjell faktet Prokurorit të cilat janë në kundërshtim me ligjin. Provat për thyerje të rregullave të BPK-së dhe udhëheqje të keqe janë zbuluar prej BPK-së. Nga asetet likuide të bankës të cila janë nën mbrojtjen e Mbrojtësit te Klientëve (Likuidatorit) dhe të BPK-së, do të kryhet pagesa deri në € 1000 për të gjithë klientët e bankës. Kjo do të thotë se rreth 95% të klientëve do të iu kthehen paratë së shpejti dhe në tërësi.

Për të mbrojtur klientët, hapat e mëtejmë janë duke u ndërmarr, siç janë:

– Depozitarëve të Bankës Kreditore te Prishtinës ju kërkohet të hapin një xhirollogari në një bankë tjetër,

– Nga depozitarët kërkohet të komunikojnë me Mbrojtësin e Klientëve (Likuidatorin) për referencat në lidhje me këtë xhirollogari të hapur ne këtë adresë te Michael Rouswell Mbrojtës i Klientëve (Likuidator) i Bankës Kreditore e Prishtinës,

– Klientët te cilat kanë edhe ndonjë xhirollogari me një bankë tjetër, duhet të informojnë Mbrojtësin e Klientëve (Likuidatorin) për detajet e kësaj xhirollogarie ekzistuese;

– Së fundi, sa më shpejt që Mbrojtësi i Klientëve (Likuidator) ti ketë detajet e xhirollogarive, ai do të ketë mundësi për ta transferuar bilancin e depozitave për një shumë deri € 1000 (pas verifikimit të bilancit ekzistues)

– Për arsye të sigurisë, kthimi i parave të klientëve do të behët ekskluzivisht nëpërmes transferimit bankar dhe në asnjë mënyrë me para të gatshme. Çdo kontakt duhet të bëhet ekskluzivisht me letër postare; në asnjë mënyre nuk duhet që klientët të drejtohen drejtpërdrejt në zyrën e BKP-së. Mbrojtësi i klientëve (Likuidatori) do të mbrojë pasurinë e Bankës Kreditore të Prishtinës, do të rimarrë sa më shumë huazime dhe pasuri që është e mundur për t’iu kthyer paratë e klientëve. Dhe së fundi banka do të likuidohet.

Në vazhdimësi, BPK-ja vepron për të zhvilluar një sistem bankar të shëndoshë dhe efikas në Kosovë. Mbyllja e një institucioni të vogël siç është Banka Kreditore e Prishtinës nuk do të ndikon në 6 bankat tjera të cilat janë te afta për të paguar dhe kanë likuiditet të mjaftueshëm. BPK-ja ka besim të plotë që të 6-të bankat që veprojnë tani për tani në Kosovë do ti ofrojnë publikut shërbime bankare cilësore.

Këto banka kanë mundësi dhe pasuri financiare të mjaftueshme për të arritur këtë qellim, ka njoftuar të hënën përmes një komunikate për media, Bordi Drejtues i Autoritetit Bankar dhe i Pagesave të Kosovës.

ECIKS / RTK