Holkeri në New York diskuton privatizimin në Kosovë

NEW YORK, 12 NËNTOR 2003 – Kryeadministratori i Kosovës, Hari Holkeri gjatë vizitës së tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju-Jork ka vazhduar takimet me zyrtarët vendas Sipas një zëdhënësi të OKB-së, Holkeri dje pasdite është takuar me përfaqësuesin e Zyrës ligjore në OKB Hanc Korel. Ky zëdhënës tha se një ndër temat që është biseduar në këtë takim, ishte edhe çështja e pezullimit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, duke shtuar se njëri nga aspektet e vizitës dhe mandatit të Holkeri, është edhe zgjidhja e kësaj çështjeje. Aspekte të tjera të bisedave dhe takimeve të Holkerit me zyrtarët e OKB-së, do të jenë mbështetja dhe vazhdimi i dialogut të filluar në takimin e Vjenës ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

ECIKS / Balkanweb