Holkeri jep dorëheqjen

Prishtinë, 26 maj 2004 – Shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Harri Holkeri, ka deklaruar se i ka paraqitur sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, dorëheqjen nga posti i tij, për arësye shëndetësore. “Kërkesa ime për të dhënë dorëhqjen bazohet në rekomandimet e mjekëve të mi’, ka thënë Holkeri gjatë një konference për shtyp në Helsinki. Kohët e fundit kryeadministratori Holkeri u shtrua në spital në Strasburg dhe mjekët thanë se gjendja e tij ishte rënduar për shkak të tejlodhjes në punë. Më pas Holkeri u nis në Finlandë për një kontroll të përgjithshëm shëndetësor nga mjektët e tij. Shefi i UNMIK-ut është kritikuar muajt e fundit si nga brenda, edhe jashtë Kosovës, se ka dështuar në parandalimin e dhunës ndëretnike mes shqiptarëve e serbëve në muajin mars. Më parë burime politike kishin paralajmëruar dorëheqjen e tij, të motivuar pikërisht nga këto kritika.

ECIKS