Gjermania çmon energjetikën kosovare

Prishtinë, 14 shkurt 2007 – Shefi i Zyrës gjermane në Prishtinë, Eugen Wollfarth ka deklaruar se zhvillimi i sektorit energjetik në Kosovë është një element esencial për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ai gjatë një vizite që i ka bërë Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) eklaroi se qëllimet e qeverisë gjermane në Kosovë janë të fokusuara me shumë në aspektin e zhvillimit ekonomik të vendit, por pa përjashtuar edhe çështjet tjera. Wollfarth tha se krahasuar me vitet e kaluara, kushtet e punës në termocentralet e KEK-ut në Kastriot janë në përgjithësi dukshëm me të mira. “Energjetika është një element kyç për shoqërinë dhe për industrunë e Kosovës. Është faktor shumë i rendësishëm i jetës publike në këtë vend. Qëllimët tona janë të fokusuara në aspektin zhvillimor dhe komercial. Jam shumë i impresionuar me punën që po bëhët në këto termocentrale”, tha shefi i Zyrës gjermanë në Kosovë, Eugen Wollfarth. Shefi i Zyrës gjermane gjatë një vizite që ai u ka bërë termocentraleve të Kosovës ka deklaruar se kjo vizitë i ka lënë mbresa shumë të mira. “Përkushtimi dhe puna që pashë këtu janë mjaft mbresëlenëse. Kjo është shumë e rëndësishme në planifikimin e së ardhmes së Kosovës”, tha Wollfarth. Ndërkaq, drejtorja e KEK-ut, Pranvera Dobruna-Kryeziu tha se KEK-u gjatë këtyre ditëve ka bërë një punë të mirë në drejtim të përmirësimit të furnizimit të qytetarëve me energji elektrike. “Vetëm në muajin e kaluar besueshmëria e blloqeve ka qenë 100 për qind. Kjo nuk është e rastësishme, mirëpo është rezultat i një pune me përkushtim të punëtorëve të KEK-ut”, tha ajo. Sa u përket rezervave të thëngjillit, ajo tha se KEK-u ka rezerva të mjaftueshme të thëngjillit për çdo krizë eventuale energjetike që mund të shkaktohet.

ECIKS / Gazeta Express