Ftohen investitorët për investime në PTK

Qeveria e Republikës së Kosovës i ka ftuar në Prishtinë investitorët e jashtëm që të bëhen pjesë e blerjes së aksioneve në Postën dhe Telekomin e Kosovës.

Një konferencë me investitorë e organizuar në Prishtinë kishte për qëllim informimin e investitorëve dhe publikut për pjesëmarrjen e kapitalit privat në PTK.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha i ka garantuar investitorët se investimet e tyre do të jenë të mbrojtura dhe të siguruara.

Kryeministri ka siguruar investitorët se procesi i përfshirjes së sektorit privat në PTK do të jetë fer, transparent dhe i drejtë, si dhe të gjithë investitorëve do tu ofrohet mundësia e barabartë për pjesëmarrje me kapitalin e tyre në këtë sektor.

PTK është kompani publike në pronësi të Qeverisë Kosovës. PTK aktualisht ka 1 milion konsumator të telefonisë mobile dhe është e interesuar që të shesë një pjesë të aksioneve.

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.