FTESË PËR OFERTË | EKSPERT INDIVIDUAL PËR DIZAJN GRAFIK

ECIKS Management Consulting është kompani e konsulencës me ekspertizë të jashtëzakonshme vendore dhe ndërkombëtare, që përkrah institucionet private dhe publike të shpalosin potencialin e tyre në mënyrë që t’i arrijnë objektivat dhe të rrisin performancën. Aktualisht, ECIKS është duke implementuar projektin “Qasja në treg dhe shërbimet e dixhitalizimit të biznesit për kompanitë e Kosovës” (ACCESS) të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim.

ECIKS po kërkon një Dizajner/e Grafik/e t’i bashkohet ekipit në përgatitjen e materialeve promovuese si në vijim:

  • infografika
  • flajera
  • broshura
  • dizajn për rrjete sociale
  • dizajn të publikimeve dhe materialeve të ndryshme

Kualifikimet:

  • Të ketë njohuri të shkëlqyera teknike në programe si Adobe Illustrator, Adobe InDesign;
  • Të ketë njohuri në materialet dhe proceset e shtypit (printimit);
  • Kualifikim profesional, me specializim në drejtimet e komunikimit vizual, dizajn grafik ose marketing;
  • Të ketë përvojë pune së paku 3 vjet në fushën e dizajnit;
  • Të ketë aftësi të punës në ekip por të jetë në gjendje të pranojë dhe zbatojë detyra individuale;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të jetë i motivuar dhe fleksibil për punë.

Për të aplikuar për këtë pozitë, ju lutemi dërgoni materialet e mëposhtme deri me datë 24 Shkurt 2020 në email adresën office@eciks.com;

  • CV-në;
  • Ofertën financiare bazuar në ditë pune;
  • Portfolion tuaj.

ECIKS do të kontaktojë vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë të përzgjedhjes.