Forum për inkurajim të investimeve amerikane

Forumi i parë për tregti dhe investime SHBA-Kosovë do të mbahet të mërkurën, më 27 tetor, në New York, ndërsa organizohet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në SHBA dhe Shoqëria Tregu në Zhvillim.

Forumi do të ofrojë informata për mundësitë e investimeve në Kosovë dhe do t’u mundësojë investitorëve potencialë dhe partnerëve tregtarë të takohen me delegacionin qeveritar nga Kosova, të cilin do ta udhëheq ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala.

“Prej shpalljes së pavarësisë, Kosova ka zhvilluar një sistem të përshtatshëm tatimor për investime”, tha ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu.

Në fokusin e investitorëve të mundshëm janë pasuritë e mëdha të thëngjillit, potenciali bujqësor dhe në forcë punëtore e re sipërmarrëse.

“Në Kosovë ka mundësi të mëdha për investime të sektorit privat në fushat si energjia, infrastruktura dhe industria bujqësore”, tha ambasadori Spahiu.

ECIKS

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.