Shitja e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore nëpërmjet metodës së likuidimit i ka shtuar fondit të privatizimit edhe 6.352.916 euro.
Nga zyrtarë të lartë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, është bërë e ditur se kjo ishte shitja e nëntë nëpërmjet procesit të likuidimit, ndërkohë që deri më tani janë shpallur 51 valë të privatizimit, janë privatizuar 302 ndërmarrje shoqërore dhe janë krijuar 676 ndërmarrje të reja. Nga privatizimi i këtyre NSH-ve janë grumbulluar në fondet e mirëbesimit 537 milionë euro, ndërsa nga shitja e aseteve me metodën e likuidimit janë grumbulluar 43 milionë euro.
/Koha/