Filloi ndërtimi i tunelit më të gjatë në Ballkan

Kukës, 5 shkurt 2007 – Në segmentin Rreshen – Kalimash në pjesën e autostradës në ndërtim Durrës Kukës Morinë, ka filluar ndërtimi i tunelit më të gjatë në Ballkan, rreth gjashtë kilometra. Shpërthimi i parë i gërmimit të këtij tuneli u bë nga Kryeministri Sali Berisha. Ai tha se ky është tuneli më i gjatë që ekziston në vend, por edhe në rajon. Berisha ka thënë se ky tunel bënë shkuirtimin e largësisë ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës, duke nënvizuar se e gjithë autostrada Durrës – Morinë do të përfundojë në vitin 2009 dhe ka shtuar se gjatë kësaj periudhe do të përfundojnë edhe projekte të tjera të rëndësishme për Shqipërinë. Në këtë solemnitet rasti mori pjesë edhe një delegacion i Ministrisë së Transportit dhe Postë Telekomunikacionit të Kosovës.

ECIKS / QIK