Fajfer: Kosova nuk është vend i pasigurt për investime

Prishtinë, 5 shkurt 2004 – Drejtori i USAID-it për Kosovë, Dejl Fajfer tha se Kosova nuk është vend i pasigurt për investime, por ajo që nevojitet në këtë kohë është krijimi i parakushteve për investime dhe inkurajimi i investitorëve.

Drejtori i Agjencisë së Shteteve të bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar bëri këtë koment gjatë një seminari për raportimin në biznes, të organizuar nga Bordi Ndërkombëtar për Hulumtime dhe Shkëmbime.

Kreu i USAID-it për Kosovë, potencoi se për zhvillimin ekonomik nevojitet përmirësimi i furnizimit me rrymë dhe ujë, stabilizimi i marrëdhënieve tregtare me botën e jashtme dhe fqinjët, një planifikim më i mirë hapësinor dhe lehtësimi i financimit nëpërmjet kredive.

ECIKS